Vatër e madhe zjarri në Mirditë, flakët vënë në rrezik banesat

5 Gusht 2022, 17:37 | Përditesimi i fundit: 2022-08-05 18:01:09

Një vatër e madhe zjarri është riaktivizuar gjatë ditës së sotme në fshatin Malaj të Mirditës.

Flakët janë përhapur në disa drejtime në masivin pyjor të kësaj zone, duke vënë në rrezik 5 banesa që ndodhen aty.

Në terren ndodhet një automjet zjarrfikës, por deportimi është mjaft i vështirë për shkak te terrenit të thyer malor.

Në këto kushte po ndërhyhet me mjete rrethanore nga banorë të zonës, të cilët kerkojnë ndihmën e autoriteteve për vënien nën kontroll të këtij zjarri.

  •