Vatër zjarri në Patalej të Lezhës, helikopteri nis ndërhyrjen nga ajri, vatra prej 1 jave aktive

12 Gusht 2021, 12:12 | Përditesimi: 12 Gusht 2021, 12:12

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarrit në fshatin Pataloj të Njësisë Administrative të Kolshit në Lezhë.

Një helikopter po hedh ujë për shuarjen e flakëve të cilët vijojnë prej rreth 1 jave, duke djegur sipërfaqe të mëdha me kullota e shkurre në këtë zonë.

KT/Shqiptarja.com