Vathi për Report Tv: Konventa e Turizmit mundësi për promovimin e Shqipërisë! Sezoni turistik do jetë më i mirë se vjet

6 Prill 2023, 12:46

Bensik Vathi, anëtar i Bordit të Tur-Operatorëve ka komentuar në Report Tv Konventën Ndërkombëtare të Turizmit që u mbajt në vendin tonë. Vathi tha se kjo ishte një mundësi shumë e mirë për promovimin e vendit tinë në rrjetin ndërkombëtar të profesionistëve të turizmit. Gjithsesi, Vathi u shpreh se Shqipëria nuk mund të presë vetëm aktivitete të tilla, por duhet të marrë pjesë edhe në panairet ndërkombëtare.