Vatra e zjarrit vetëm 50 metra larg, spitali i Krujës në gatishmëri

9 Gusht, 00:03 | Përditesimi: 9 Gusht, 00:03

Situatë e vështirë me zjarret në Krujë. Flakët kanë avancuar në drejtim të zonave të banuara dhe kërcënojnë edhe spitalin. Në spital janë marrë masa paraprake, ndërsa është vënë në gatishmëri sistemi kundër zjarrit dhe hidrantet, pasi vatra ndodhet vetëm rreth 50 metra larg godinës.

E.H/Shqiptarja.com