Vau i Dejës, Infermieri tenton të vrasë nënë e bir duke i përplasur me makinë! Ishin kolegë tek qendra shëndetësore

16 Mars, 12:19

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër. Një 38 vjeçar ka tentuar të vriste nënë e bir duke i përplasur me makinë teksa po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë.

Davë dhe Kristian Ndoja, përkatësisht 60 dhe 32 vjeç punonin si infermierë në Qendrën Shëndetësore Bushat së bashku dhe me autorin, Mersin Mlloja. Duket se mes tyre ka pasur një konflikt. 

I arrestuar është Mersin Mlloja.

    No videos found.