Vdekja e 23-vjeçarit në Durrës, arrestohet pronari i gomisterisë, në hetim shoferi i ambulancës, dyshohet se erdhi me vonesë për të dhënë ndihmën e parë

7 Korrik 2021, 11:46

Vdekja e 23-vjeçarit, Rafael Tafaj teksa po punonte, pa asnjë kusht sigurie, ka çuar në pranga pronarin e gomisterisë Xhemal Duka. Gjithashtu, ajo që e bën më të rëndë këtë ngjarje janë akuzat e dëshmitarëve, të cilët kanë akuzuar se ambulanca është vonuar më shumë se 40 minuta, e pikërisht pas këtyre akuzave është vënë në hetim shoferi i ambulancës Tiril Leba.