Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes kirurgjikale në Tiranë, babai për Report Tv: Doli në gjendje të rëndë, i ishin dëmtuar organet! Klinika ka kamera, të sekuestrohen

6 Tetor 2023, 08:50 | Përditesimi i fundit: 2023-10-06 16:39:31

Babai i 3-vjeçarit, Brian Spahiu ka folur për Report Tv pas ngjarjes së rëndë ku i mituri humbi jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale te dentisti në një klinikë private. Bledar Spahiu thotë për Report Tv se fëmija ka qenë në gjendje të rënduar pas ndërhyrjes dhe ata akuzojnë mjekun Roland Xhaxho se i ka injektuar narkozë më dozë të lartë.