Vdekja e foshnjës në Elbasan, Report Tv siguron ekskluzivisht dosjen hetimore! Mjeku i dha antibiotik: Nuk i pashë të arsyeshme ekzaminime të tjera! Nëna e fëmijës: Kishte vetëm mungesë oreksi

21 Janar 2022, 19:36

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht dosjen e hetimeve që ka kryer për vdekjen e foshnjës Ajsi Islami, për të cilën po hetohet për mjekim të pakujdesshëm, mjeku pediatër Gentian Alla. Nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se prindërit e kanë dërguar fëmijën në spitalin e Elbasanit më datë 16 janar, pasi kishte tre ditë që nuk ushqehej mirë. Mjeku nuk e pa të arsyeshme t'i bëhej test COVID, as analiza!