Vdekja e pushuesve, Klosi: Aty ku nuk ka roje në plazhet private, hetim penal për pronarët! Muzikë pa orar? Saranda s'mund të jetë profili i një diskoteke të hapur

24 Qershor 2021, 13:30 | Përditesimi i fundit: 2021-06-24 17:34:36

SARANDË-"Çdo humbje jete në plazh shënon hapjen e një hetimi penal për poseduesin e plazhit provat apo pronarin e hotelit, në rast të mungesës së rojës së plazhit". Ky ishte mesazhi që ministri i Turizmit, Blendi Klosi u ka dhënë të gjithë operatorëve turistik dhe pronarëve të plazheve private në të gjithë vendin.

Gjatë takimit me Komitetin e menaxhimit të sezonit turistik në Sarandë, Klosi tha se roja e plazhit tashmë është kusht ligjor për mbrojtjen dhe sigurinë e jetës së pushuesve dhe në rast se ai mungon atëherë hetimi penal do të hapet ndaj pronarit të plazhit privat.