Vdekja misterioze e 4 turistëve rusë, Prokuroria e Kavajës regjistron procedim penal për vrasje

18 Tetor 2021, 13:20 | Përditesimi i fundit: 2021-10-18 16:10:26

Teksa autopsia ende s'ka dalë për shkakun dhe orën e saktë të vdekjes së 4 turistëve rusë, Prokuroria e Kavajas regjistron procedim penal për vrasje. Sapo të konfirmohet ekspertiza do te shihet edhe vepra penale e sakte. Vdekje aksidentale, vrasje apo vdekje për shkak te mos respektimit te kushteve te iguris te teknike per ambjentet e spa dhe pishines dimerore.

Kanë qenë 8 turistë në grupin e familjes që ndërroi jetë në hotel ‘Gloria’ në Qerret. Nga hetimet paraprake ato kanë konsumuar ushqim dhe në të njëjtat vendet. 4 të tjerë nuk kanë pasur asnjë pasojë nga ushqimi, ndërkohë që 4 të tjerët kanë ndërruar jetë, por nuk dihet nëse janë helmuar ose jo. Sakaq janë marrë mostrat edhe të ushqimeve që kanë konsumuar. Hetimet po ndiqen nga Prokuroria e Kavajës dhe Policia kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme.