Vdekja te Hotel Rogner/ Burime: I riu po bënte foto në ballkon, ra për shkak të kangjellave të amortizuara

11 Shtator 2021, 12:01 | Përditesimi: 11 Shtator 2021, 12:01

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e 28-vjeçarit Ajdin Mustafi. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema bën me dije se i riu ka qenë duke bërë foto në ballkon, por kangjellat kanë qenë të amortizuara e për pasoja ka gjetur vdekjen. Nga sa është raportuar, pista e një vrasjeje të mundshme është hedhur poshtë, kjo sepse në dhomë nuk kanë hyrë persona të tjerë përveç  28-vjeçarit. Ajdin Mustafi la pas 2 fëmijë të mitur. 

  •  

r.k./Shqiptarja.com