Vdekja tragjike e 22-vjeçares nga Kenia, Beqiri në Report Tv: Policia e di kush është autori por e fsheh, pushteti e ka nën fre! Avokati: Krim pasioni

28 Shkurt 2023, 22:30

E mbushur me mister dhe me “shpërfillje” nga ana e drejtësisë është vdekja tragjike e 22-vjeçares nga Kenia Joy Ayoko. Edhe pse kanë kaluar shumë muaj që prej denoncimit të rastit ekskluzivisht nga emisioni i Report Tv, “Pa Gjurmë”, blutë nuk kanë ende një përgjigje se çfarë ka ndodhur me të renë keniane.