Vdes 34-vjeçarja, nënë e 2 fëmijëve, pasi kreu abort në Maternitetin e Elbasanit! Në hetim për neglizhencë mjeku gjinekolog dhe anestezisti

31 Janar 2023, 20:51

ELBASAN- Një 34-vjeçare në Elbasan ka humbur jetën, vetëm 6 orë pasi kishte kryer një abort në Maternitetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku 34-vjeçarja Etleva Çullhaj, ishte paraqitur rreth orës 12:00 për të kryer një abort e më pas ishte larguar për në banesë. Por pas disa orësh të së njëjtës ditë, gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar dhe ishte transportuar sërish në Maternitetin e Elbasanit, ku dhe ka ndërruar jetë.