Vdes në moshën 98 vjeçare, i fundit ushtar që çliroi kampin e vdekjes në Auschwic

7 Qershor 2021, 12:56

Ushtari i fundit mbijetuar sovjetik, që mori pjesë në çlirimin e kampit nazist në Auschwic,  është ndarë nga jeta në moshën 98 vjeçare. Lajmi u dha nga komuniteti hebre i Mynihut dhe Bavarisë së Epërme.

"Çdo dëshmitar i historisë që ndahet nga jeta është një humbje be madhe, por ti thuash lamtumirë David Dushman është veçanërisht e dhimbshme. Dushman ishte në vijat e parë të frontit kur makineria e vrasjes së nacional-socialistëve u shkatërrua."", tha Charlotte Knobloch, ish-kryetare e Këshillit Qendror të Hebrenjve të Gjermanisë.

Si një ushtar i ri i Ushtrisë së Kuqe, Dushman shkatërroi gardhin elektrik ​​rreth kampit famëkeq nazist me tankun e tij T-34 më 27 janar 1945.

Ai pranoi se ai dhe shokët e tij nuk e kuptuan menjëherë madhësinë e plotë të asaj që kishte ndodhur në Auschwic.

Në një intervistë të tij në 2015, ai thekson se ngado kishte skelete. Më shumë se një milion njerëz, shumica e tyre hebrenj ishin sjellë nga e gjithë Evropë,  u vranë aty nga nazistët në Auschwitz-Birkenau midis viteve 1940 dhe 1945.

Dushman më herët mori pjesë në disa nga luftimet më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore, përfshirë betejat e Stalingradit dhe Kursk. Ai u plagos rëndë tre herë, por i mbijetoi luftës, një nga vetëm 69 ushtarët në divizionin e tij prej 12,000 trupash.

Babai i Dushman një ish-mjek ushtarak u burgos dhe më vonë vdiq në një kamp internimi pasi ra viktimë e një prej  planeve të spastrimeve të Josef Stalin.