Veliaj dhe kryebashkiaku i Athinës përurojnë Parkun Helen në liqenin e Farkës: Stoli e shtuar në marrëdhënien e shkëlqyer Shqipëri-Greqi

18 Qershor 2021, 17:36

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis përuruan sot “Parkun Helen”, i cili ndodhet në një hapësirë mjaft të bukur në liqenin e Farkës. Të pranishëm në përurim ishin edhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Sophia Philippiddou, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe mitropoliti i Amantias Nathanaili. Parku Helen u realizua me ndihmën e Ambasadës së Greqisë në Tiranë