Veliaj dhe Kushi në shkollën e re ‘Murat Toptani’ në Selitë, kryebashkiaku: Nuk ka më asnjë arsye që nxënësit të dynden dhe mësimi të bëhet me dy turne

22 Shtator 2021, 16:13 | Përditesimi: 22 Shtator 2021, 16:13

“Murat Toptani” është tjetër shkollë e re, e rindërtuar pas shkatërrimit të tërmetit të 26 nëntorit, e cila hap dyert për nxënësit këtë vit arsimor. Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja zyrtarisht e mësimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi uruan 360 nxënësit që do ulen rishtazi në shkollën 3 herë më të madhe se ajo që kishin, një vit të mbarë në rrugën e dijes, tashmë me kushte të njëjta si shkollat në qendër.

 

KT/Shqiptarja.com