Veliaj inauguron fushat e tenisit te Parku i Liqenit: Nga hapësirë e uzurpuar u rikthehet qytetarëve

22 Qershor 2021, 12:47

Dy fusha të reja tenisi janë shtuar së fundmi në zonën e Parkut të Liqenit. Bashkia e Tiranës njofton se fushat janë ndërtuar në një hapësirë të uzurpuar ndër vite, por që i rikthehet qytetarëve në formën e një mjedisi sportiv, rikrijues dhe argëtues.

I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.  Parku i Tenisit do të mbajë emrin e Perlat Voshtinës, një emër i madh i viteve kur tenisi jo vetëm ishte i pamundur nga ana fizike e infrastrukturës, po ishte e pamundur edhe nga ana politike.