Veliaj inspekton punimet në shkollën “Asim Vokshi”: Do të jetë gati të mirëpresë nxënësit në vitin e ri shkollor

20 Mars 2023, 22:32

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet në shkollën e mesme “Asim Vokshi”, e cila po rikonstruktohet nga e para. Veliaj e cilësoi si një projekt të vështirë, për faktin se ndodhet në një nga zonat kryesore të Tiranës.