Veliaj në Nju Jork, përurohet rruga 'Gjergj Kastrioti Skënderbeu': Një ngjarje e shënuar për shqiptarët

16 Maj 2022, 13:31 | Përditesimi i fundit: 2022-05-16 17:04:07

Pas rrugës “Fan Noli”, në Bronx të Nju Jorkut tani gjendet edhe një rrugë që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ajo ndodhet në kryqëzimin midis “Arthur Avenue” dhe “Crescent Avenue” dhe u përurua dje, në një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë, përveç komunitetit shqiptar që jetojnë dhe punojnë atje, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, dhe zyrtarë të lartë amerikanë, si senatori Chuck Schumer, ligjvënësit Adriano Espalliat, Richie Torres etj.