Veliaj në shkollën e re 'Bashkim Fino': 40 shkollat e reja të Tiranës janë histori suksesi, i japim fund mësimit me dy turne pas 30 vitesh

25 Prill 2022, 15:22 | Përditesimi: 25 Prill 2022, 16:45

Shkolla 9-vjeçare “Bashkim Fino”, që po ndërtohet pranë Qytetit Studenti, do të zgjidhë përfundimisht problemin e mësimit me dy turne në Njësinë 2. Kjo shkollë është pjesë e paketës së 40 shkollave të reja që i janë shtuar ose po i shtohen Tiranës, të cilat do të hapin dyert në nisje të vitit të ri shkollor në shtator.

KT/Shqiptarja.com