Veliaj për Report Tv: Akuzat e Ahmetajt mashtrime, kush është burrë përballet me drejtësinë! Ja e vërteta për inceneratorin e Tiranës

19 Shkurt, 17:58

Unë nuk kam asnjë problem me akuzat. Unë jetoj një jetë që është si libër i hapur në sy të të gjithëve. Edhe kur e kam marrë këtë punë përsipër, jam përgatitur për gjithçka, për shpifjet, për akuza, edhe për këto shpifjet e radhës. Të gjithë e dinë si është e vërteta e inceneratorëve, siç të gjithë e dinë që Tirana ka nevojë të pastrohet. Edhe në momentin që Tirana nuk pastrohet, nëse në këtë proces ka pasur njerëz që kanë bërë gabime, duhet të mbajnë përgjegjësi. Kështu që të komentoj dikë që i ikën drejtësisë, i ikën përgjegjësisë dhe pastaj shpif, nuk besoj që meriton koment. Kush është burrë rri këtu dhe përballet, siç gjithë të gjithë ne komunikojmë përditë me SPAK-un dhe mund të shkëmbejmë dhjetëra shkresa në ditë, për pafundësi procesesh. Disa here s’ka lidhje fare me bashkinë, por bashkia ka informacion si është dhënë kjo leje, kush ka qenë projektuesi, ku ka pasur le të themi një sipërmarrje, ose një incident. Pra bashkia gjithsesi është një qendër e madhe informacioni dhe besoj që kemi qenë një nga institucionet më korrekte në këtë marrëdhënie me SPAK-un dhe në një transparencë totale.