Veliaj për Report Tv: Arrestimi im për të goditur PS, Rama do fitojë mandatin 4! Në nderin e SPAK të mos futej në politikë

6 Mars, 22:02

Arrestimin e tij me urdhër të SPAK, kryebashkiaku Erion Veliaj e sheh si një goditje politike për PS. Me të ose jo, Veliaj thotë për Report Tv se Rama dhe PS do të fitojnë mandatin e katërt.

Pyetje: A është arrestimi juaj me prapavijë politike? Kush ju donte jashtë fushatës së 11 majit?

Erion Veliaj: Dyshoj që SPAK vuan nga një kompleks për të bërë kandarin, ku çdo palë të goditet, dhe asnjë të mos fitojë pastër e drejtë një shumicë të qartë. Kjo është një përpjekje e kotë.

Me ose pa mua në Tiranë, Partia Socialiste dhe Edi Rama do fitojnë bindshëm mandatin për Shqipërinë në Bashkimin Europian. Do qe në nderin e SPAK të mos futej në politikë, ose si Di Pietro në Itali të bëhej parti politike e të kandidonte. Por, me letra anonime dhe tafmanë e Olsit për m2 po humbet imazhin e mirë që e mbështetën të gjithë.