Veliaj pret ekipin Olimpik: Të rinjtë e talentuar në futboll, si Deni në ski, duhet të kenë shansin të veshin fanellën kuq e zi pa paguar haraçet që i dëgjojmë prej 20 vitesh

27 Janar 2022, 14:54 | Përditesimi i fundit: 2022-01-27 15:42:59

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në zyrën e tij ekipin Olimpik që do të na përfaqësojë në lojërat dimërore në Pekin. Duke e lidhur situatën me debatin aktual me FSHF-në, Veliaj rikujtoi se Komiteti Olimpik Shqiptar më parë ishte i mbyllur, nuk pranoheshin të rinjtë dhe nuk lejohej bashkëpunimi, kurse sot, pas hapjes së tij, gjërat kanë ndryshuar.