Veliaj pret kampionen e skive që garon për ngjyrat kuqezi: Krenar që Tirana ka një skiatore të talentuar si Lara Colturi

30 Tetor 2022, 15:34 | Përditesimi i fundit: 2022-10-30 16:12:39

Vitet e fundit, Klubi shumësportësh “Tirana”, po njeh një hov në cilësinë e sportistëve që garojnë në disiplina të ndryshme, të cilët kanë fituar trofe dhe tituj kombëtarë e ndërkombëtarë, si Luiza Gega, Kampione e Europës në Atletikë, apo mundësi Zelimkhan Abakarov, Kampion i Botës. Mbështetja për sportin nga Bashkia e Tiranës dhe Sport Klub Tirana, ka bërë që skuadrës t’i bashkihet edhe skiatorja e talentuar, Lara Colturi.