Veliaj pret nënkampionin e Europës, Kristi Ramadani: Na ke bërë krenar; Kemi bërë financimin më të madh në sport, do vijojmë me mbështetjen

26 Mars, 15:45

Sportisti i KF Tiranës, Kristi Ramadani, i dhuroi Shqipërisë dy medalje argjendi në Europianin e Peshëngritjes, të mbajtur në Bullgari pak kohë më parë, duke u shpallur nënkampion i Europës. I shoqëruar nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, Ramadani u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi suksesin dhe sakrificat e sportistit.