Veliaj: Tirana, kryeqyteti më i pastër i rajonit, duhet të jemi krenarë! Mirënjohje për secilin nga punonjësit e pastrimit

10 Prill 2023, 15:39

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi sot planin strategjik të pastrimit të qytetit për 5 vitet e ardhshme, si vijim i bashkëpunimit të suksesshëm me Bashkinë e Veronës dhe kompaninë Eco Tirana. Në fjalën e tij, Veliaj theksoi se Tirana është një nga qytetet më të pastra në Ballkan dhe u shpreh krenar se kjo vihet në dukje edhe nga të huajt e shumtë që vizitojnë kryeqytetin shqiptar