Veliaj vizitë në xhaminë e re te Njësia 2: Mirënjohës për komunitetin mysliman, bashkëpunimi na çon përpara

12 Prill 2023, 14:37

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi xhaminë e re “Mahmut Vrapi”, në Njësinë 2, pranë ‘Qytetit Studenti’. Ai uroi besimtarët myslimanë të zonës për hapësirën e re dhe shprehu mirënjohjen për ata që kontribuan në ndërtimin e saj. Veliaj kujtoi se zona e Depos së Ujit, ku ndodhet xhamia e re, ka ndryshuar dhe populluar shumë.