Veliera me të cilën udhëtonin pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës

10 Korrik, 22:35 | Përditesimi: 10 Korrik, 22:35

Tre persona janë shpëtuar në afërsi të Gjirit të Gramës, pas një defekti në motorët e velierës me të cilën udhëtonin. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të anijes së gatshme të Forcës Detare, P-116 “BORA”, operacioni u krye me sukses.

I.M/Shqiptarja.com