Velipojë/ I sjellin çadrat e konkurrentit para hotelit, pronarja debat me efektivët: Çadrat e mia mi keni çuar larg! Policia: Ne s'bëjmë hartën dixhitale, zgjidhe me institucionin që të dha lejen

30 Qershor 2021, 11:51 | Përditesimi: 30 Qershor 2021, 11:51

Një situatë e koklavitur krijuar në plazhin e Velipojës, ku pronarja e një biznesi ka debatuar me policinë gjatë aksionin për çlirimin nga subjektet pa leje të vijës bregdetare. Pronarja e hotelit tha se ka marrë leje për një parcelë, por se hapësirën për të vendosur çadra dhe shezlongët para hotelit të saj ia ka zënë një biznes tjetër, që ka aplikuar dhe ka marrë leje. Ajo kërkon që të lirohet hapësira para hotelit të saj dhe të vendos çadrat, ndërsa kërkon nga policia që të sqarojë dhe zgjidh këtë çështje.

KT/Shqiptarja.com