Vëllai i Mbretit Charls, i pari anëtar i lartë i familjes mbretërore në historinë moderne që arrestohet

19 Shkurt, 14:01 | Përditesimi: 19 Shkurt, 14:01

Andrew Mountbatten-Windsor është anëtari i parë i lartë i familjes mbretërore në historinë moderne që arrestohet.

Bastisja e policisë vjen pas emaileve të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, të cilat duket se tregojnë ish-dukën duke ndarë raporte për vizitat zyrtare në Hong Kong, Vietnam dhe Singapor.

Një email, i datës nëntor 2010, duket se është dërguar nga Mountbatten-Windsor pesë minuta pasi është dërguar nga këshilltari i tij i atëhershëm special, Amir Patel.

Një tjetër, në prag të Krishtlindjeve të vitit 2010, duket se i dërgoi Epsteinit një informacion konfidencial mbi mundësitë e investimit në rindërtimin e provincës Helmand, Afganistan

A.A/Shqiptarja.com