Vendimet e Disiplinës/ Drejtori i Kukësit pezullohet për 2 vite, tifozët verilindorë dënohen me 4 ndeshje! Halili për Report Tv: Nuk e godita arbitrin

1 Mars, 08:15

Komisioni i Disiplinës dënon Kukësin me katër ndeshje pa tifozë për shkak të futjes në fushë në ndeshjen me Erzenin. Ndërkohë dy vite pezullim për drejtorin e Kukësit, Naim Halili. Ky i fundit reagoi për Report TV duke u shprehur se nuk janë të vërteta akuzat se ka goditur arbitrin e ndeshjes me Erzenin.