'Vendimi i Bashës për përjashtimin është nul' Ibsen Elezi: 'Arma' e Berishës, ka influencë tek demokratët në gjithë Shqipërinë, kryetari i PD i lehtë për t'u rrëzuar

11 Shtator 2021, 18:40 | Përditesimi: 11 Shtator 2021, 18:40

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi thotë se vendimi i kryetarit të Partisë Demokratike për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar të PD-së është vendim individual dhe jo personal. I ftuar në Report Tv, Elezi tha se Basha duhet ta trajtonte këtë në Këshillin Kombëtar të PD-së ose në kryesi, e për këtë arsye vendimi është nul. Elezi nënvizoi se Basha është më autokrat në vendime se Berisha.

'Vendimi është politik dhe është një vendim që mund të merret, qëndrimet e ambasadës amerikanë janë shumë të rëndësishme. Ka qenë një vendim i detyrueshëm ajo çfarë është absurde është se zoti Basha ka marrë një vendim individual dhe jo institucional. Nuk mund ta largoj z. Berisha me vendimin e vet sepse ka institucione të cilat gjykojnë për çështje e rëndësishëm duhet ta trajtonte këtë në Këshillin Kombëtar ose në kryesi. Arsyeja kryesore është se ka dash të verë në pah një lider. Po ta fuste për diskutim dhe për vendimmarrje kjo do ishte rruga më normale. Basha dha argumentin se shkel çdo lloj rregulli për hir të unitetit të partisë, por uniteti i partisë në këtë formë shkatërrohet. Ambasada amerikanë i ka bërë trysni PD-së. Duhet të ishin thirrur organet e partisë, sepse çdo lloj vendimi është nul. Berisha do të kapet fort pas kësaj, është shumë më autokrat Basha se Berisha. Berisha zgjidhte dhe rrugën dhe institucionalizonte. '-tha Elezi.

LR/Shqiptarja.com