Astrit Hafizi, ish-trajneri i Kombëtares, thotë se akademitë e futbollit vendas po shtypen nga vitit në vit, por një dorë të mirë do ua japë edhe fakti se sëfundmi Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi që nga janari të lejohen 7 huaj në formacion për ekipet e Superligës. Nga sezoni i ardhshëm ky numër do jetë pa limit.
“Ky është një vemdim i marrë nga drejtuesit e federatës, se nuk është marrë nga Komiteti Ekzekutiv. Ai aprovohet aty, por merret nga presidenti i FSHF-së sepse ai ka plotfuqinë në marrjen e vendimeve. Këto vendime janë në kurriz të futbollit të moshave. Unë mund të them që, edhe kur nuk ishte marrë ky vendim, a ka qenë futbolli i moshave në nivelet e duhura?! Jo, s’është e vërtetë. Ne kemi patur mungesë të zhvillimit të akademive të moshave, që po vuajnë për të kaluar në futbollin elitar. Ky futboll i moshave është shtypur dhe po zhduket dalëngadalë. Edhe ai element i pakët që ishte për arsye të këtyre rregulloreve po zhduket,”-u shpreh ndër të tjera Astrit Hafizi.