Vendimi që tërboi kuqezinjtë në Finlandë, Uzuni dhe Maran kërkuan penallti! Arbitri i ndëshkon me të verdhë

3 Tetor, 17:36 | Përditesimi: 3 Tetor, 17:37

 

Rast shumë i dyshimtë në këtë përballje do të mbetet episodi i minutës së 79 kur një ndërhyrje ndaj Uzunit u konsiderua simulim, ndërkohë që kuqezinjtë protestuan për penallti. Ndërhyrja ishte në limite, ndërsa për protesta u ndëshkua si Uzuni ashtu edhe trajneri Maran. Në vijim pati edhe një kontroll me VAR, por që u cilësua si simulim nga arbitrat.

E.H/Shqiptarja.com