Vendoret 2023 përçajnë sërish PD-në, Alibeaj: I sugjerova Presidentit që të bëhen zgjedhjet një orë e më parë! S’bie dakord për 14 majin

5 Tetor 2022, 20:39

Takimi i kreu të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj dhe deputetit të PD-së, Gazment Bardhi me Presidentin e Republikës  ishte tregues se në selinë blu vijonë të mbeten mosdakordësi. Në një prononcim për mediat, Alibeaj bëri me dije se i ka sugjeruar Presidentit Begaj që zgjedhjet vendore të zhvillohen sa më shpejt të jetë e mundur.