'Vendoret'/ Berisha-Meta depozitojnë listat për këshilltarë bashkiakë! Tirana udhëhiqet nga Ilir Alimehmeti! Partia e Lirisë merr më shumë pozicione fituese

28 Mars 2023, 13:17

Koalicioni Meta-Berisha ka depozituar në mesnatë listat për këshilltarë bashkiakë për zgjedhjet vendore të 14 majit. Lista për Bashkinë e Tiranës udhëhiqet nga Ilir Alimehmeti, i cili mori pjesë në procesin e primareve për Bashkinë e Tiranës, si edhe nga Silva Caka e Partisë së Lirisë.