Vendoret/ Policia: Flamur Noka ka shkaktuar incident në Elbasan, presion dhe debat ndaj anëtarëve të KZAZ! U konfliktua fizikisht

14 Maj 2023, 18:49

Sekretari i Përgjithshëm i foltores Flamur Noka ka shkaktuar një incident në Shirgjan të Elbasanit. Sipas procesverbalit të firmosur nga komisioni i votimit, Noka u paraqit pranë qendrës në dhomën e votimit në orën 16:46 duke shkaktuar presion dhe debat me tone të larta, të bërtitura dhe intimiduar anëtarët e komisionit dhe vëzhguesit. Gjatë debatit, Noka është konfliktuar edhe fizikisht çka ka detyruar thërritjen e policisë.