Vendoset lëndë plasëse te një kosh mbeturinash afër poliklinikës në Elbasan

28 Janar 2022, 10:50

Një sasi lëndë plasëse është gjetur mëngjesin e sotëm në një kosh mbeturinash në afërsi të poliklinikës në Elbasan.

Lënda plasëse nuk ka shpërthyer, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësja dhe Policia për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.