Në Luksemburg mblidhet sot Këshilli i Çështjeve të Përgjitshme të Bashkimit Europian. Pritet që të vendoset për datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian. Kur kanë mbetur edhe pak orë nga mbledhja Bullgaria duket se po mban peng Maqedoninë e Veriut pasi ende nuk ka sinjal për të hequr veton për integrimin europian, duke penguar kështu edhe Shqipërinë pasi vendimi deri tani mendohet se do të jetë për të dyja vendet. Deri më tani Komisioni Evropian vijon që të apelojë Këshillin që ta përcaktojë sa më shpejt të jetë e mundur këtë datë. Tashmë ka mbetur vetëm një pengesë për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare që është qëndrimi i Bullgarisë. Për arsye të përplasjeve me Maqedoninë e Veriut qeveria bullgare bllokon kështu automatikisht edhe Shqipërinë, pasi pritet që përcaktimi i datës të bëhet për të dyja shtetet njëherazi. Në vizitën e fundit në Tiranë, komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi tha se unioni po punon edhe pas kuintave për të arritur që Bullgaria të mos pengojë një vendimmarrje pozitive për Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë Disa ditë më parë edhe ministri gjerman për Evropën Michael Roth tha nga Tirana se për Gjermaninë përcaktimi i datës së konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat të BE-së me Shqipërisë duhet të merret sa më shpejt pasi Shqipëria i ka plotësuar kushtet. Ndërkohë që Holanda i dha ‘dritën jeshile’ Shqipërisë duke zbutur skepticizmin e saj prej vitesh në lidhje me nisjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE. Vetë parlamenti holandez miratoi qëndrimin e Qeverisë së tyre për të mbështetur reformat dhe zhvillimin e Shqipërisë. Ndërkohë Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për një nga televizionet më të mëdha në Francë, “France 24” edhe pse mendon se Shqipëria duhet të marrë dritën jeshile nga Brukseli, shtoi se asgjë nuk e surprizon nga vendimi i liderëve të Bashkimit Europian. " Duhet thënë se në samitin para pandemisë, u vendos që të hapeshin bisedimet, më tej kjo u zgjat sepse duhej të merrej një vendim për të thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Për fat të keq tashmë, unë u mësova të mos habitem më me atë që mund të ndodhë në Bruksel, sepse është një çështje e dinamikës së brendshme, një histori konsensusi që ndonjëherë është i vështirë, normalisht duhet ta marrim dritën jeshile duke mbajtur parasysh se ka një problem tjetër mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, sepse ne dhe Maqedonia e Veriut e presim së bashku këtë vendim dhe do të shohim nëse ky problem do të zgjidhet përpara samitit", tha Rama disa ditë më parë.
Vendoset sot për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ministrat e BE: Shpresojmë që të kemi zhbllokim! Roth: Të vërtetojmë besueshmërinë në vendet e ballkanit
Video të tjera
-
-
Aksident në Ishull-Shëngjin, autobusi del nga rruga dhe përfundon në kanal
13 Qershor, 21:04 -
Zjarr pranë një blloku banimi në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje
13 Qershor, 18:31 -
Nga Amerika në Evropë, takimet e Artur Shehut me pjesëtarët e grupit për trafikun e drogës dhe investimet në Shqipëri
13 Qershor, 18:20 -
Vrasja e Eglant Koçit, edhe Kosova në kërkimet për trupin! Arratia e Sadik Llanajt, RENEA në ndjekje
13 Qershor, 17:17 -
Aksident në Dhërmi, plagosen 4 persona! Dërgohen me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës
13 Qershor, 17:12 -
Mbetën në det të hapur me kajak, Policia e Himarës u vjen në ndihmë 5 turistëve në Gjirin e Filikurit
13 Qershor, 16:34 -
Shisnin kokainë në Tiranë, 4 të arrestuar! Sekuestrohen mbi 400 gramë kokainë, 2 peshore, para dhe 4 celularë
13 Qershor, 11:30 -
Mjeku italian: Akti 10 minutësh që shpëton 3 jetë, ndoshta edhe tuajën!
12 Qershor, 17:36 -
Petulla me patëllxhanë nga zonja Albana
12 Qershor, 17:28 -
Lule kungulli të mbushura me gjizë dhe kopër, të skuqura në qull nga zonja Albana
12 Qershor, 17:23 -
Reçel me lëkura limoni nga zonja Albana
12 Qershor, 17:14 -
-
Vrasja e Eglant Koçit/ Autori e futi trupin e pajetë në automjet, e çoi në Ibë me karrotrec! Armand Shakaj ndërroi 6 numra celulari! Gjenden gjurmë baruti brenda zyrës
12 Qershor, 17:09 -
SKEDA/ Kush janë 20 personat me masë sigurie nga SPAK? Nga krerët e ‘kokainës’, te biznesmenët ‘pastrues parash’
12 Qershor, 16:52 -
Dibër/ Kapet duke ruajtur me armë parcelën me 300 rrënjë kanabis, arrestohet 43-vjeçari nga Tirana
12 Qershor, 15:14 -
Skënder Hita në GJKKO, inspekton nga afër masat e sigurisë në gjykatë
12 Qershor, 14:26 -
Dibër/ Kapet duke ruajtur me armë parcelën me 300 rrënjë kanabis, arrestohet 43-vjeçari nga Tirana
12 Qershor, 14:14 -
Tentoi të grabiste me armë lodër një pikë të këmbimit valutor në Shkozë, arrestohet 23-vjeçari
12 Qershor, 10:57 -
Operacioni i SPAK, bllokohet biznesi i makinave me qira 'Top Seven', pronë e Orgest Birçaj
12 Qershor, 10:40