‘Venecia’ pro zgjatjes së afateve të vettingut, Braho: S’është e nevojshme, KPK e dinte që kishte një afat! Duhet analizë, në sitë edhe profesionalizmi i anëtarëve

1 Dhjetor 2021, 18:31

TIRANË- Në një kohë kur ka mbërritur drafti paraprak i Komisionit të Venecias ku rekomandohet pro zgjatjes së afateve të vettingu-ut, juristi Ledio Braho del kundër këtij propozomi. Në ‘Studio Live’ në Report Tv, Braho thotë se KPK e ka ditur që në ngritje të saj që ka pasur në afat të caktuar për të kryer procesin e vettingut, por nuk e ka bërë një gjë të tillë e për pasojë ai e gjykon jo të arsyeshme që t’i shtyhet afati.