Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

30 Korrik, 14:23

Mijëra qytetarë në Venezuelë protestuan për rizgjedhjen e Nicolas Maduro president, duke e akuzuar se manipuloi zgjedhjet. Ndërkohë opozita pretendon se kandidati i saj fitoi mbi 73% të votave. SHBA dhe disa shtete të Amerikës Latine s’e kanë njohur rizgjedhjen e Maduros dhe Venezuela është përgjigjur me tërheqje të trupës diplomatike