Veri Jug - Vëllezërit Bilali prodhojnë lodra në Pezën e vogël

28 Mars 2021, 21:38

#verijug #reportTV Veri jug ka udhëtuar në jug të Tiranës, në fshatin Pezë e vogël, aty ku natyra dhe njeriu bëjnë bashkë një mrekulli për fëmijët e fshatit: vëllezërit Bilali, dy marangozë të talentuar, krahas prodhimit të mobilieve, bëjnë edhe lodra për vogëlushët, me mbetje të materialeve drusore. Trenë me emra fëmijësh, aeroplanë shqiptarë, traktorë dhe plugje të punuara në mënyrë artizanale, makina pune dhe makina udhëtimesh, helikopterë dhe tanke prej druri, lodra si dhurata dhe gjithcka ju duhet fëmijëve, jo vetëm për argëtim, por edhe për t’I nxitur ata të shkojnë drejt punës. Personazhë të takimit janë dy vëllezër, Gazmend dhe Mariglent Bilali. Ndiqni reportazhin Vëllezërit Bilali prodhojnë lodra në Pezën e vogël, realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.