'Peshkimi si mbijetesë' - Veri Jug

15 Shtator, 13:48

 

'Peshkimi si mbijetësë' e kemi titulluar reportazhin e radhës, realizuar me një familje peshkatarësh në fshatin Adriatik, në skajin fundor perëndimor të lagunës së Divjakë Karavastasë. Gjuetia me varka të vogla sjell të ardhura të pakta vetëm për mbijetesë, gjueti që fillon afër mesnatës dhe mbaron, me dy seanca, deri në orën 11 të mesditës. Gjendja jo e mirë jetese në fshatin, ose mëhallën në periferi të Divjakës.