Vettingu i politikanëve/ Gjikondi: Skandal, s'mund të jetë pjesë e Kushtetutës! Murrizi: Pazar i Bashës që të trembë Berishën! Hajdari: Dakord, por s'mjafton!

21 Tetor 2021, 22:50

TIRANË- Vettingu i politikanëve, një propozim nga partia demokratike, duket se nuk ka gjetur mbështetje në radhët e juristëve. Avokatja, njëherazi avtiviste, Brizida Gjikondi e ka cilësuar këtë propozim skandaloz që ndërhyn në kompetencat e institucioneve të tjera. Në studion e Report Tv në emisionin 'Repolitix'  të gazetarit Denis Minga, ajo ka shkuar edhe më tej duke thënë se kjo është një taktikë e përdorur nga Lulzim Basha për të hequr vëmendjen nga lufta brenda PD-së.

"Kjo është më shumë amnisti dhe në këtë tekst janë detyrat që i bën ILDKPI. Kjo është si OLF, duan të fakterizohen në krizën që kanë me Berishën. 3 pushtet janë të ndara dhe nuk i kam dëgjuar ndonjëherë që SPAK të varet nga një komision parlamentar, është skandal. Ka struktura, ke SHIK, SPAK, ILDKPI,  kjo është një shoë shumë i madh. PS mund të jetë një tolerancë që po bëjnë me njëri tjetrin. Ujku nuk e shpëton kopenë e deleve, ujku është Basha. E turpshme që të fusësh në Kushtetutë Vettingun e Politikanëve", tha Gjikondi.