Vettingu në polici do bëhet nga Agjencia e Mbikëqyrjes, filtër drejtuesve! Report TV zbardh draftin e ndryshimeve

11 Maj 2022, 21:34 | Përditesimi: 11 Maj 2022, 21:34

Në polici do të realizohet vettingu vetëm për nivelet drejtuese dhe për gradat e larta, pas tërheqjes së qeverisë për realizimin e procesit edhe për efektivët e thjeshtë. Ndryshimet e ligjit kanë shfuqizuar Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit dhe Komisionin Vendor të Vlerësimit, ndërsa procesin e vetting-ut për drejtuesit e policisë do ta realizojë Agjencia e Mbikëqyrjes policore.

Sh.Sh/Shqiptarja.com