VIDEO/ Arrestohen 14 shoferë, pezullohen 52 patenta në 24 orët e fundit

12 Shtator 2021, 16:21 | Përditesimi: 12 Shtator 2021, 16:21

Gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe  5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu, policia bën me dije se janë pezulluar 52 leje drejtimi dhe janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1343 drejtues.

LR/Shqiptarja.com