Video bën xhiron e rrjetit, Donald Trump tallet me sportistët transgjinorë!

7 Janar, 12:40 | Përditesimi: 7 Janar, 12:40

Një video e Presidentit Amerikan Donald Trump po bën xhiron e botës për shkak të pasthirrmave që lëshoi dhe gjesteve që ai bëri kundër personave transgender që garojnë në sportet e femrave.

Komentet e Trump kundër këtyre personave u bënë gjatë një fjalimi para anëtarëve republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve.  

Çështja e përfshirjes së personave transgender në sportet e femrave ka qenë prej kohësh pjesë e debatit politik në Shtetet e Bashkuara dhe është përdorur shpesh nga Trump dhe figura të tjera republikane në diskutimet mbi politikat e identitetit gjinor.

A.A/Shqiptarja.com