Detaje të reja dalin në dritë nga arrestimi i bujshëm në Kolumbi i shqiptarit Admir Tutaj (23 Gusht), i cilësuar si anëtar i një karteli shqipfolës, që merrej me trafikun armëve nga Shqipëria në Angli, të destinuara për klanet e organizuara kriminale.
Autoritetet kolumbiane konfirmuan bashkë me Policinë e Shtetit në Shqipëri, ndalimin për qëllime ekstradimi të tij dhe procedurat janë në ngarkim dhe sipër. Operacioni u bë në Durrës në muajin Prill të vitit të kaluar, teksa Tutaj mundi të arratisej dhe fshihej me identitet të rremë si Almirante Tutaj, në Kolumbi.
Në Korrik të këtij viti, GJKKO kishte dhënë masën “arrest me burg në mungesë” ndaj tij, teksa në dosje janë edhe 5 persona të tjerë të dyshuar. Media vendase ka zbuluar edhe detaje nga dosja hetimore dhe aksioni i forcave të rendit në Barranquilla.