Trageti i linjës Vlorë Brindisi nuk ka mundur te ankorohet në portin e Vlorës mëngjesin e sotëm për shkak të erës së fortë dhe dallgëve. Siç shihet në pamje, trageti është në radën e Vlorës në pritje të përmirësimit të kushteve të motit. Sipas kapitenerisë trageti me 129 pasagjerë pritet të ankorohet pas orës 12.00.
Po ashtu për shkak të detit të trazuar e me dallgë 6 varka të vogla dhe disa skafe që përdoren për sezonin turistik në Molin e Radhimës janë mbushur me ujë dhe rrezikojnë të mbyten dhe të përplasen me shkëmbinjtë.