VIDEO e shpërthimit/ Atentat me tritol mikut të 'Rrumit të Shijakut' në Shkozet, makina shpërthen në lëvizje! Aldi Mustafa del me gërvishtje të lehta, po udhëtonte vetëm në automjet

3 Prill 2023, 18:02

Një atentat me eksploziv është regjistruar në orën 13:56 të ditës së sotme në Shkozet të Durrësit. Objektivi ka qenë Aldi Mustafa, 37-vjeç, një person me precedent të theksuar kriminal, pjesë e grupit të ‘Rrumit të Shijakut’. Një sasi e vogël tritoli, e vendor në gomën e pasme të automjetit tip Golf 6, ka shpërthyer teksa në mjet po udhëtonte i vetëm Mustafa. 37-vjeçari doli i pa lënduar nga shpërthimi.